Prindërit e Pique flasin për ndarjen e tij nga Shakira NULL NULL 08.11.2022 13:33 08.11.2022 13:33 Futbollisti ikonik i Barcelonës, Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira së fundmi pushtuan kryetitujt e gazetave rozë përreth globit, ndërsa konfirmuan fundin e lidhjes së tyre 12 vjeçare. Rreth ndarjes së ish-çiftit tanimë thuhet të kenë folur edhe prindërit e sportistit, Joan Pique dhe Montserrat Bernabeu, “Ai po largohet nga Barcelona tani sepse nuk dëshiron të largohet nga dera e pasme. Ai duhet të jetë i qetë për të zgjidhur problemet e tij me Shakiran”, thanë prindërit e Piques, sipas Mamarazzi, transmeton Klankosova.tv. Në anën tjetër, Pique ka njoftuar edhe tërheqjen e tij nga futbolli si dhe ka nisur lidhje të re me modelen, Clara Chia Marti.