Prindërit e dy lojtarëve kontaktuan Perezin: Donin më shumë minutazh për evlatët e vet NULL NULL 09.05.2026 09:31 09.05.2026 09:31 Prindërit e dy lojtarëve të Real Madridit kanë kontaktuar presidentin Florentino Perez. Ata e kanë telefonuar të parin e Mbretërve për t’u ankuar që lojtarët e tyre nuk po kanë minutazh të mjaftueshëm dhe duan më shumë kohë në fushë. Ky raportim nga COPE vjen në vazhdën e telasheve brenda skuadrës së Realit që kulmoi me përleshjen fizike midis Federico Valverdes dhe Aurelien Tchouamenit.