Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Princi William për kunatën e tij Meghan Markle: “Dreq grua”

NULL NULL
26.06.2021 22:51

Marrëdhëniet midis princave William dhe Harry kanë mbetur të ftohta për shkak të Meghan Markle, përkundër thashethemeve që ata ishin pajtuar në varrimin e gjyshit të tyre në muajin prill.

Megjithëse, familja dhe miqtë kishin shpresuar që varrimi i Princit Philip do t’i bashkonte vëllezërit, William dukej i pakompromis. Ai i është referuar gruas së vëllait të tij  si “kjo dreq grua” në një bisedë me miqtë.

“Shikoni mënyrën se si kjo dreq grua e trajtoi stafin tim pa mëshirë”, është shprehur princi,  sipas një burimi mbretëror.

Marrëdhëniet midis vëllezërve janë ftohur që nga viti i kaluar kur Markle dhe Harry u larguan nga familja mbretërore, duke u zhvendosur fillimisht në Kanada dhe më pas në Los Anxhelos. Po ashtu, në ftohjen e mëtejshme të raportit mes tyre ndikoi edhe intervista me Oprah Winfrey në mars të këtij viti, shkruan Pagesix, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme