Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PriFest nis sonte me filmin ‘‘Vera Andrron Detin’’

NULL NULL
20.09.2022 10:28

Sonte nis edicionin e tij të 14-të Festivali i Filmit “PriFest”.

Hapjen e festivalit do ta bëjë filmi “Vera Andrron Detin”.

Përveç që tashmë janë të ditur edhe filmat që do të garojnë për çmimet kryesore, gjithashtu është njoftuar se çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe” do të mbajë emrin “Vjosa Berisha” dhe do të nisë të ndahet nga ky edicion.

Edicioni i 14-të i “PriFest”-it mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2022 dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha.

“Jemi të lumtur që sikurse edhe hapja e PriFest-it, me filmin ‘‘Vera Andrron Detin’’, edhe në mbyllje do të kemi film në gjuhën shqipe, ’’Virgjëresha Shqiptare’’,  për më shumë edhe me pjesëmarrje të madhe të filmbërësve nga Kosova. E kemi thënë shumë herë, promovimi dhe përkrahja e filmave vendor dhe filmbërësve tanë është një nga objektivat kryesore të festivalit”, ka thënë Fatos Berisha, bashkëthemelues i festivalit, shkruan Kultplus, transmeton Klankosova.tv.

PriFest shënon edicionin e 14-të këtë vit dhe për herë të parë do të mbahet pa drejtoreshën e festivalit Vjosa Berisha e cila vdiq më 23 qershor të këtij viti. Ky edicion do të jetë në kujtim dhe nderim të saj.

lajme të ngjashme