Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Preu pemët e shtëpisë së tij, dënohet shqiptari në Angli

NULL NULL
14.05.2015 19:35

Një gjykatë angleze dënoi një shqiptar me punë të detyruar pasi preu ose më mirë krasiti pemët në oborrin e shtëpisë së tij.

Xhavit Krasniqi nga Cloeridge Avenue në qytetin Sutton, pagoi disa punëtorë të pakualifikuar për të prerë pemët në shtëpi pasi i krijonin hije në pishinën e tij.

Dëmi që ai ka shkaktuar me veprimin e tij është 27 mijë funte.

Ai i kishte krasitur pemët më 13 shkurt të vitit të kaluar, por ai është dënuar vetëm tani.

 

pemet2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

40-vjeçari shqiptar u gjykua nga gjykata Coudon Croën, e cila lëshoi ndaj tij dy akuza, atë të dëmtimit të mjedisit dhe prerjes pa leje të pemëve.

Ai është i detyruar tashmë të bëjë 150 orë punë të detyruar dhe të paguajë 8370 funte që do të përdoren nga bashkia për të mbjellë pemë të reja./Shekulli.com.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.