Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidentja Osmani mban konferencë pasi e shpërndau Kuvendin e Kosovës

NULL NULL
20.11.2025 12:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media, pas dekretit që nënshkroi për shpërndarjen e Kuvendit.

Osmani do të dalë para gazetarëve në orën 13:00, transmeton Klankosova.tv

Këtë e konfirmoi për redaksinë, këshilltari i saj, Bekim Kupina.

Në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza i PDK-së dhe lideri i AAK-së, bashkë me Fatmir Limajn e Nismës, në konferenca të ndara, kanë propozuar 21 dhjetorin si datë ideale për të mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ndryshe nga ta, Faton Peci i Guxo-s, që pritet të bashkëpunojë me Vetëvendosjen edhe në këto zgjedhje, kërkoi datën 28 dhjetor për t’u mbajtur ky proces.

Derisa, përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe LVV-së, nuk u deklaruan para mediave, pas takimit me presidenten. /Klankosova.tv

Zyrtare: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

 

lajme të ngjashme