Zyrtare: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit NULL NULL 20.11.2025 12:17 20.11.2025 12:17 Presidenca e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës, raporton Klankosova.tv. Ndërsa pritet shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, janë deklaruar disa nga partitë politike në vend. Kreu i PDK-së, Bedri Hamza i PDK-së dhe lideri i AAK-së, bashkë me Fatmir Limajn e Nismës, në konferenca të ndara, kanë propozuar 21 dhjetorin si datë ideale për të mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ndryshe nga ta, Faton Peci i Guxo-s, që pritet të bashkëpunojë me Vetëvendosjen edhe në këto zgjedhje, kërkoi datën 28 dhjetor për t’u mbajtur ky proces. Derisa, përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe LVV-së, nuk u deklaruan para mediave, pas takimit me presidenten. /Klankosova.tv