Presidentja Osmani dekretoi 29 gjyqtarë me mandat fillestar NULL NULL 07.04.2023 18:09 07.04.2023 18:09 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 29 gjyqtarë. Bëhet e ditur se në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”. Nga zyra e presidentes po ashtu njoftojnë se Osmani ka theksuar se në konsolidimin shtetëror, sistemi i drejtësisë luan një rol shumë të rëndësishëm, prandaj “ne po punojmë fortë që ky sistem të jetë i pavarur, i drejtë, i paanshëm, dhe i cili siguron qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kur do të kompensohen qytetarët që iu faturua rryma e shpenzuar në veri për 18 vjet? 21/04/2023
Kosova Kryeimami, Sahiti: Fitër Bajrami sjell harmoni dhe gëzim në mesin e familjarëve (VIDEO) 21/04/2023