Presidenti ukrainas thotë se 31 mijë ukrainas janë vrarë në luftë deri më tani NULL NULL 25.02.2024 16:59 25.02.2024 16:59 Lufta Rusi-Ukrainë: Dëmet nga bombardimet Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se çdo viktimë është një humbje e madhe dhe u shpreh se 31 mijë ukrainas janë vrarë në luftë deri më tani. Ai nuk ka dhënë detaje për numrin e të plagosurve, duke thënë se nëse jep, “Rusia do ta dijë se sa njerëz janë larguar nga fusha e betejës”. Zelensky gjithashtu ka pretenduar se 180 mijë rusë kanë vdekur që nga fillimi i konfliktit.