Presidenti në Kushtetuese, Tahiri: E pritshme, dita e sotme ishte eksperimentimi i radhës NULL NULL 05.03.2026 23:34 05.03.2026 23:34 Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar dërgimin e çështjes së Presidentit në Gjykatën Kushtetuese. Ai në një lidhje direkte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se një gjë e tillë ishte e prishtme. Tahiri, zhvillimet e ditës së sotme i quajti një eksprimentim të radhës dhe improvizim joserioz e i papërgjegjshëm. “Diçka e pritshme, dita e sotme siç e patë edhe vet, ishte edhe një eksperimentim i radhës, edhe një improvizim totalisht joserioz dhe i papërgjegjshëm politik”, tha Tahiri./Klankosova.tv