Presidenti i Sportingut për Gyokeres: Nëse Arsenali s’paguan sa duhet, gjithçka mbyllet me gjobë të rëndë NULL NULL 12.07.2025 21:36 12.07.2025 21:36 Viktor Gyokeres Presidenti i Sporting Lisbonës, Frederico Varandas, ka reaguar në lidhje me kalimin e Viktor Gyokeres te Arsenali. Varandas ka paralajmëruar Arsenalin se nëse nuk do që ta paguajnë vlerën, sipas tij, reale të tregut për Gyokeres, atëherë klubi i tij është shumë i qetë pasi tha se lojtari do të qëndrojë për tri vitet e ardhshme. “Kjo strategji po e bën gjithashtu më të vështirë largimin e lojtarit, sepse askush këtu nuk është mbi interesat e klubit, kushdo qoftë ai”. “Jemi shumë të qetë, gjithçka do të zgjidhet kur të mbyllet merkatoja – me një gjobë të rëndë dhe një ndjesë ndaj grupit”, ka shtuar gjithashtu presidenti i Sportingut, shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, transmeton Klankosova.tv. Sulmuesi suedez nuk është paraqitur dje në seancën stërvitore me Sportingun, pasi ai e dëshiron vetëm kalimin te “Topçinjtë”.