Presidenti i Shri Lankës arratiset, kryeministrit i lypet dorëheqja (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 13.07.2022 20:41 nga Iliri Pireva 13.07.2022 20:41 Protestuesit e mllefosur të Shri Lankës mësynë zyrën e kryeministrit, Ranil Wickremesinghe nga i cili kërkuan dorëheqjen e menjëhershme. Atë, por edhe presidentin e vendit po fajësojnë për krizën me të rëndë ekonomike që po përjeton aktualisht vendi, njofton Klan Kosova. Kjo revoltë detyroi të partin e shtetit që la detyrën, të arratiset me një avion ushtarak të mërkurën pasi protestuesit e pushtuan shtëpinë dhe zyrën e tij. Kjo gjendje erdhi pasi banorët e Shri Lankës po anashkalojnë vaktet e ushqimit, duke duruar mungesat e mëdha dhe duke u rreshtuar për orë të tëra në përpjekje për të blerë sasi të vogla karburanti dhe gaz për gatim. Fajtor për këtë krizë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken la Rusinë e cila ka bllokuar grurin ukrainas, derisa paralajmëroi edhe kriza tjera nëpër botë për shkak të mungesës së ushqimit.