Presidenti i futbollit zviceran mbron Xhakën: Prindërit e tij ishin viktima të luftës NULL NULL 14.03.2023 17:26 14.03.2023 17:26 Kryetari i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc, ka folur edhe njëherë rreth festimit të Granit Xhakës me fanellën e futbollistit Ardon Jashari, pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”. E kjo kishte shkaktuar polemika në opinionin publik. Por, kreu i futbollit zviceran tha se kjo ishte ekzagjeruar nga mediat. Ai tha se e mirëkupton veprimin e Xhakës, pasi i ka rrënjët nga Kosova dhe se prindërit e tij ishin viktima të luftës. “Çdo gjë që bën kapiteni ynë ekzagjerohet jashtëzakonisht në media. Është e vështirë të kuptohet se çfarë po ndodh në mendjen e lojtarëve tanë me rrënjë kosovare, prindërit e të cilëve ishin viktima të luftës. Por ju duhet ta kuptoni këtë. Edhe pse ne bëmë gjithçka në prag të lojës së Serbisë për t’u siguruar që do të ishte vetëm një lojë futbolli, kishte një tension të madh. Granit Xhaka shpjegoi gjestin e tij pas ndeshjes, diçka për të shtuar do të ishte e panevojshme”, theksoi ai. Blanc tha se në rastin e kapitenit zviceran u konstatua edhe nga FIFA se nuk ka asgjë politike. “Ne i kemi 186 kombësi në futbollin zviceran. Ne kemi vlera që janë shumë të rëndësishme për ne. Por nëse fillojmë të komentojmë gjestet që mund të kenë qëllim politik, atëherë kjo nuk do të përfundonte. FIFA nisi një hetim, por nuk e pa gjithë këtë si gjest politik dhe nuk na ndëshkoi neve dhe Granitin”, tha ai për mediat zvicerane. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.