Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti i FIFA-s pa fjalë pas vdekjes së Diogo Jotas

NULL NULL
03.07.2025 22:51

Në mesin e shumë reagimeve për vdekjen tragjike të Diogo Jotas dhe vëllait të tij, Andre Silva, erdhi edhe ai i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Ai tha se është pa fjalë pas vdekjes së futbollistit.

Tutje, Infantino konfirmoi se ekipet që marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube do të mbajnë një minutë heshtje para ndeshjeve të tyre të ardhshme, transmeton Klankosova.tv.

Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, humbi jetën në moshën 28-vjeçare.

Lojtari vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku në zonën e Zamora, në kilometrin e 65-të të autostradës A52, pranë Komunës së Palacios de Sanabria.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.