Presidenca i reagon Vuçiqit: Po kërkon t’i bllokojë zgjedhjet në veri NULL NULL 13.04.2023 17:50 13.04.2023 17:50 Zyra e Presidentes Vjosa Osmani, i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Shefi i stafit Blerim Vela, tha se kreu i shtetit serb po kërkon që t’i bllokojë zgjedhjet e datës 23 prill në veri. “Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë. Po vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS. Bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë nga veriu i Kosovës. Kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit”, tha Vela. Derisa Vuçiq sot në takimin me serbët e Kosovës në Rashkë, tha se Kosova nuk është e interesuar që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbë. “Kurti insiston në zgjedhje në veri të Kosovës për të thënë më vonë se Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviqi nuk janë komuna serbe, kështu që nuk mund të formojnë Asociacionin”, tha Vuçiq/ Klankosova.tv Serbia’s President continues to (mis)use Srpska Lista to stoke tensions in Kosovo: ⛔️ Acts against article 1 of the agreement with Kosovo on recognition of RKS car plates ⛔️ Makes illegal request for removal of 🇽🇰 Police from north Kosovo ⛔️ Seeks to block April 23rd elections pic.twitter.com/8KVozUEP1E — Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 13, 2023 Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS