Premierliga plot befasi, City e Liverpooli në disavantazh në pjesën e parë NULL NULL 02.11.2024 16:47 02.11.2024 16:47 Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet kryesore që po luhen aktualisht në Premierligën angleze. Manchester City po befasohet në udhëtim të Bournemouthit, ku po humb me rezultat prej 1-0, me golin e shënuar nga Semenyo në minutën e 9-të të takimit. Befasi ka edhe në “Anfield”, ku Brightoni po e mposht Liverpoolin, po ashtu me rezultat 0-1, njofton Klankosova.tv. Goli në takimin mes Liverpoolit dhe Brightonit u shënua në minutën e15-të të takimit nga ana e Kadioglut.