Prekazi në Ditën e Pavarësisë (VIDEO) NULL NULL 17.02.2025 11:34 17.02.2025 11:34 Në këtë 17-vjetor të Pavarësisë së Kosovës, Prekazi është mbushur me qytetarë të shumtë. Në kompleksin memorial të Adem Jasharit për të nderuar sakrificën e madhe, ishin edhe krerët e shtetit, që bënë homazhe. E një nga vizitorët shprehu emocionet e tij me vizitën në Prekaz. “Këtu ndjejmë një kënaqësi të veçantë, por edhe dhimbje të thella. Çdo herë që vijmë, e ndiejmë më fort humbjen, por kurrë nuk do ta harrojmë sakrificën e tyre”, u shpreh ai. Ndiqni më shumë, në videon e mëposhtme: