Predha dëmton një veturë në Prishtinë NULL NULL 18.07.2025 10:44 18.07.2025 10:44 Foto Ilustruese Një burrë ka raportuar në polici se vetura e tij është dëmtuar nga një predhë. Rasti raportohet të ketë ndodhur të enjten në Prishtinë, derisa nuk u bë e ditur se nga ka ardhur predha në fjalë, megjithëse e njëjta është sekuestruar nga policia, transmeton klankosova.tv. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një predhë që ka ardhur nga drejtimi i panjohur i është dëmtuar vetura e tij. Predha është sekuestruar, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.