Prapa grilave për vrasjen në Gjakovë, Prokuroria do kërkojë masën e paraburgimit për dorasin NULL NULL 05.05.2026 12:05 05.05.2026 12:05 Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e Rexhë Brahimaj është ndaluar për 48 orë. Në njoftimin zyrtar theksohet po ashtu se brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Q.S, i dyshuari për vrasjen, është vetëdorëzuar në polici mëngjesin e sotëm. Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë