Prangoset te “Dheu i Bardhë”, dyshohet se u ofroi 20 euro ryshfet policëve NULL NULL 03.11.2024 09:12 03.11.2024 09:12 Arkiv: Pika kufitare "Dheu i Bardhë". Policia thotë se ia ka vendosur prangat një personit që u ka ofruar para të gatshme 20 euro në formë ryshfeti, dje në pikën kufitare Dheu i Bardhë. “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti “në hyrje” gjatë kontrollit të dokumentacionit nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies nga pagesa e sigurimit të automjetit (me targa të huaja) në BKS, zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme 20 € në formë ryshfeti”, tha policia. “Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.