Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prada dhe markat e tjera e “braktisin” aktorin korean pas polemikave në lidhje me vdekjen Kim

NULL NULL
21.03.2025 19:03

Disa marka ndërkombëtare, duke përfshirë shtëpinë luksoze Prada, kanë ndërprerë lidhjet me aktorin super yllin koreano-jugor Kim Soo Hyun pasi ai u përfshi në polemika këtë muaj mbi  marrëdhënien së tij me aktoren e ndjerë Kim Sae-ron.

Kim Soo Hyun, një nga emrat kryesorë në industrinë e argëtimit të Koresë së Jugut, ka hedhur poshtë akuzat e bëra në fillim të këtij muaji nga një kanal në YouTube i njohur për lajmet e tij politike se ai kishte filluar lidhjen me Kim Sae-ron, 24 vjeç, kur ajo ishte ende e mitur.

Akuzat shkaktuan një stuhi kritike në internet ndaj Kim Soo Hyun, duke nënvizuar shqyrtimin e ngushtë me të cilin përballen yjet kryesorë në industrinë e argëtimit miliarda dollarësh të Koresë së Jugut.

Vdes në moshën 24 vjeçare aktorja e njohur koreane

lajme të ngjashme