PPE miratoi rezolutën e PD për zgjedhjet, reagon Rama: Alibia e humbjes ka filluar NULL NULL 01.05.2025 09:03 01.05.2025 09:03 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me anë të një postimi në platformën X lidhur me miratimin unanim që PPE bëri për rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Ai e ka cilësuar këtë rezolutë si një alibi të Partisë Demokratike për humbjen, që sipas tij kjo forcë politike do të ketë në 11 maj. “Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve. Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit”, shkroi Rama në X. Kujtojmë se Partia Popullore Europiane (PPE) ka miratuar një rezolutë të propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Në këtë rezolutë të propozuar nga PD ngrihet shqetësimi për manipulimin elektoral, kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri nën qeverisjen e Edi Ramës, në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025. /euronews.al