Pozita dhe opozita s’lëvizin nga qëndrimet për Demarkacionin NULL NULL 08.02.2018 22:59 08.02.2018 22:59 Çështja e shënjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi vazhdon të mbetët njëra ndër temat kryesore në vend. Rreth Demarkacionit mendime të kundërta kanë pozita dhe opozita, ndonëse sipas faktorit ndërkombëtar kjo çështje mbetët kushti kryesor për liberalizimin e vizave për kosovarët. Pos si duhet të zgjidhet Demarkacioni sipas përfaqësuesve të partive politike në vend? Bilall Sherifi nga NISMA, ka treguar në Zonën e Debatit, se lideri i tyre Fatmir Limaj është duke provuar që ta gjejë një zgjidhje të mesme ndërmjet ratifikimit të rrëzimit të Demarkacionit. “Fatmir Limaj ka qenë në Mal të Zi për ta gjetur një zgjidhje rreth kësaj çështjeje”. “Duhet të fillojnë bisedimet ndërmjet dy qeverive për demarkimit e kufirit ndërmjet dy shteteve fqinje”. “Ka vullnet që të gjendet një zgjidhje e mesme – në të kundërtën nëse Demarkacioni vjen në këtë version, ne do ta votojmë kundër”. Kundër këtij versioni të Demarkacionit është edhe Blerim Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. “Çështja e kufirit është kategori kushtetuese dhe duhet të shkojë përmes Kuvendit, nuk duhet të frikësohen që marrëveshjen ta sjellin në Kuvend, e pastaj çfarë do të jetë vendimi është diçka tjetër”, ka thënë Kuçi në Zonën e Debatit në Klan Kosova. “Por unë e kam një bindje se nëse ulen të dy kryeministrat e dy vendeve do ta gjejnë zgjidhjen e duhur për Demarkacionin”. Driton Selmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se çështja e demarkimit me Malin e Zi ka qenë vetëm një kauzë për të ardhur në pushtet. “Siç po e shihni as partnerët e koalicionit nuk po merren vesh për këtë çështje”. “Aq shumë dallojnë ata saqë partnerët e koalicionit as që kanë folur për këtë temë, ndërsa ne si LDK i presim partnerët e koalicionit që çështjen ta sjellim në seancë”. Ndërsa Hydajet Hyseni nga Vetëvendosje ka thënë se duhet të mendohet mirë vija e demarkimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. “T’i thuash jo Demarkacionit, pa e shpjeguar mirë atë i bie se ne nuk duam marrëdhënie fqinjësore me Malin e Zi”. “T’i thuash po është anti-kushtetuese – sepse në bazë të Kushtetutës, kjo cilësohet si vepër e rëndë tradhti ndaj vendit”. Rexhep Hoti, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se për Demarkacionin duhet të ketë bashkëpunim fillimisht ndërmjet partive politike në vend për të biseduar më pas me shtetin fqinjë Malin e Zi. klankosova.tv