Pothuajse e kryer, zbulohet ekipi se ku do të luajë Arijanet Muriq NULL NULL 22.07.2022 17:00 22.07.2022 17:00 Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq, pritet të zyrtarizohet së shpejti te Burnely. Një produkt i akademisë së Manchester Cityt, Muriq nuk është futur në ekipin e parë te Citizens dhe përkundrazi e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në huazim. Sezonin e kaluar, ai shkoi në huazim te Adana Demirspor në Turqi dhe zhvilloi 32 paraqitje për ta, duke mbajtur dhjetë herë portën e pastër, transmeton Klankosova.tv. Muriq do të shpresojë të vazhdojë zhvillimin e tij me Burnley dhe t’i ndihmojë ata të kthehen në Premier League. Kosovari do të transferohet te Burnley për rreth 3 milionë euro. /Klankosova.tv/