Poston fotografi me armë në rrjete sociale, policia e interviston NULL NULL 13.03.2024 09:06 13.03.2024 09:06 Rrjete sociale Pas publikimit të disa fotografive me armë zjarri në rrjetet sociale, policia në Podujevë ka intervistuar një të dyshuar, ndërsa me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Organet e rendit njoftojnë se pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.