Posedon të njëjtën qese plastike tash e 34 vjet NULL NULL 03.12.2015 21:18 03.12.2015 21:18 Një pensionist ka dëshmuar se një qese plastike mund të përdorët për vite të tëra. Martin McCaskie, vazhdon ta mbajë tash e 34 vjet të njëjtën qese plastike, transmeton Klan Kosova. McCaskie që nga viti 1981 e mban të njëjtën qese plastike të supermarketit “Tesco”. 72 vjeçari madje ka numëruar të gjitha herat që ka përdorur këtë qese plastike. E besoni ose jo, ai e ka përdorur për më shumë se 2 mijë herë. “Unë gjithmonë e mbaj atë të palosur në xhepin e mantelit tim në rast se do të kem nevoj që ta përdori”. “Më ndodh ta përdori së paku një herë në javë”, është shprehur McCaskie. Familja e tij nuk ishin të vetëdijshëm për këtë gjë deri në fillim të kësaj jave, kur edhe vajza e saj Helen ishte aq e habitur nga kjo aftësi e babait të saj dhe e ka postuar foton e qeses në Facebook. “Supozoj që jam pak a shumë një koleksionues, sepse kam shumë qese të vjetra, por kjo definitivisht është qesja më e vjetër që kam”, u shpreh McCaskie.