Pos Kurtit, edhe Rama udhëton drejt Spanjës NULL NULL 25.11.2022 11:15 25.11.2022 11:15 Pos kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, edhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar drejt Spanjës. Ata do të marrin pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid. “Në KONGRESIN XXVI të Internacionales Socialiste, ku sot zgjedhim Presidentin e ri, kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez”, ka shkruar Rama, teksa ka publikuar edhe një fotografi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.