Portret i fshehur brenda pikturës së Mona Lisa NULL NULL 08.12.2015 14:40 08.12.2015 14:40 Pascal Cotte, është një shkencëtar që ka shpenzuar më shumë se një dekadë duke analizuar pikturën e famshme të Leonardo da Vinçit, Mona Lisa. Ai pretendon se një portret tjetër fshihet brenda në pikturës së Mona Lisas. Muzeu Louvre në Paris i kishte dhënë leje në vitin 2004 Cotte, për të analizuar pikturën dhe për të komentuar rreth pretendimeve të tij, transmeton Klan Kosova. “Ne tani mund të analizojmë se si shtresat e ngjyrave mund të zhvishen si një qepë në të gjitha shtresat e pikurës”. “Ne mund ta rindërtojmë të gjithë kronologjinë e pikturës”, u shpreh Cotte. Shkencëtari ka përdorë një teknologji të sofistikuar të quajtur “The Layer Amplification Method”. Cotte, pretendon se me anë të kësaj metode mund të rindërtojë se çfarë ka në mes të shtresave të ngjyrës së kësaj pikture. Mona Lisa mendohet se është pikturuar në mes të viteve 1503 dhe 1517 përderisa Leonardo ishte duke punuar në Florence dhe më vonë në Francë. Sipas shkencëtarit prapa këtij porteti aq të famshëm fshihet një grua komplet tjetër. “Sigurisht që do të ketë ngurrim nga autoritetet e muzeut që të ia ndryshojnë titullin e pikturës sepse për këtë gjë po flasim – kjo është lamtumira e Mona Lisa, ajo tashmë është dikush tjetër”, është shprehur Cotte.