“Polka Dots”, dizajni që do ta shihni ngado këtë verë NULL NULL 09.05.2018 14:00 09.05.2018 14:00 Për të gjithë maniakët e pikave, ky është viti i Polka Dots. Pikat u bënë të zakonshme në veshjet e fundshekullit 19 në Mbretërinë e Bashkuar. Ky dizajn ka të njëjtin emër me një formë kërcimi që të bën të dyshosh se mund të ketë një lidhje mes të dyjave. Ka të ngjarë që emri të jetë vendosur për shkak të popullaritetit që kishte vallëzimi në atë kohë, si shumë produkte të tjera dhe modele të epokës që morën emrin “polka”. Ndërkohë që “polkamania” po pushtonte kontinentin, filluan të shfaqeshin edhe xhaketat apo kapelat me të njëjtin dizajn. Sezoni pranverë-verë 2018 e rikthen këtë dizajn dhe nuk do të habiteshim aspak nëse të gjithë do të “infektoheshim” nga ethet e pikave, shkruan Living.al. Ishte Carolina Herrera ajo që riktheu modën e viteve ’80 (veshjet oversize me pika). Sa me thjeshtë, aq më mirë! Një palë xhinse dhe një bluzë me pika.. Voila, ja ku e përqafuat trendin më IN të pranverës.