Policinë e Kosovës e vlerësojnë për bashkëpunim Gjermania e Mali i Zi NULL NULL 07.06.2023 17:33 07.06.2023 17:33 Policia gjermane dhe ajo malazeze e kanë falënderuar për bashkëpunim profesional Policinë e Kosovës. Kjo për shkak të gjetjes dhe konfiskimit të një veture “Bmw 320” rreth 65 mijë euro e cila ishte vjedhur në Berlin. Vetura ishte gjetur në Mitrovicën e veriut më 5 qershor. Operacioni ishte zhvilluar nga Drejtorina për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU). Po ashtu më 24 maj ishte arrestuar edhe J.S, që ishte në kërkim me urdhër-arrest ndërkombëtar nga Mali i Zi. Ai dyshohet se ka kryer vepra të rënda penale si pjesëtar i një organizate kriminale. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS