Policia sqaron “aksidentin” me karrocën e fëmijëve në Prishtinë NULL NULL nga Ermir Istrefi 05.10.2024 13:02 nga Ermir Istrefi 05.10.2024 13:02 Foto ilustruese Një karrocë fëmijësh që u pa në rrugën “Ilir Konushevci” afër “Xhamisë së Llapit” në Prishtinë, fillimisht ngjalli dyshime se ajo është goditur nga ndonjë veturë. Policia e Kosovës shpjegon se nuk ka ndodhur aksident, por se aty ka pasur një përleshje ku karroca e cila ishte në një dyqan është përdorur si mjet gjatë rrahjes. Zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, në një përgjigje për Klankosova.tv tutje tha se si pasojë e kësaj janë lënduar dy persona. “Lidhur me këtë rast deri më tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (njëri nga ta në cilësinë e dëshmitarit)”, shtoi ajo.