Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia përdor gazlotsjellës ndaj Torcidës, nuk u lejuan të shkojnë në stadiumin e Vushtrrisë (VIDEO)

NULL NULL
01.11.2025 15:27

Mediumi lokal “Jepi Zë” raporton se Njësitë Speciale të Policisë kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj tifogrupit “Torcida” në hyrje të Vushtrrisë, duke mos i lejuar ata të hyjnë në stadiumin “Ferki Aliu”.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës dhe me tifogrupin “Torcida”, por asnjëra nga palët nuk ka dhënë përgjigje deri tani.

Policia ndalon “Torcidën” të jenë në “Ferki Aliu”, raportohet se u nisën këmbë nga Smrekonica

Të enjten, Klankosova.tv raportoi se rreth 300 tifozë të Trepçës, të njohur si “Torcida”, kishin planifikuar të udhëtonin drejt Vushtrrisë për të mbështetur skuadrën e tyre në këtë përballje të rëndësishme.

Ky udhëtim masiv është një dëshmi e rivalitetit të fortë sportiv dhe pasionit të jashtëzakonshëm që shoqëron çdo ndeshje mes dy skuadrave me traditë të theksuar në futbollin kosovar

Pamjet si në vijim:

lajme të ngjashme