Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet arsenal armësh dhe municion në tri lokacione në Zubin Potok

NULL NULL
22.06.2026 09:41

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.

Sipas njoftimit në Facebnook, aksioni është zhvilluar dje pas pranimit të informatave nga qytetarët se në disa lokacione mund të gjendeshin mjete të paligjshme.

Në rastin e parë, në fshatin Presek, në një objekt (shtallë për bagëti), policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë M48, pesë karikatorë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm, 151 fishekë, pjesë uniforme kamuflazhi dhe pajisje ndriçuese.

Në rastin e dytë, në të njëjtin fshat dhe në një objekt tjetër të ngjashëm, janë sekuestruar një pushkë M48, 74 fishekë të së njëjtës armë dhe 254 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Në rastin e tretë, në fshatin Qeçevë, në një objekt të pabanuar, policia ka gjetur një pushkë M48 me bajonetë, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të kalibrit 7.62 mm, dy makina për mbushjen e fishekëve, rreth 200 gramë barut dhe rreth 2 kilogramë sfera metalike.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lidhur me këto raste, deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të ndajnë informacione që ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion mund të raportohet në numrin emergjent 192”, thotë PK./Klankosova.tv

lajme të ngjashme