Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia në Prishtinë me aksione për fuqizimin e sigurisë

NULL NULL
15.07.2024 10:29

Policia në kryeqytet njofton se po vazhdon me aktivitete për fuqizimin e sigurisë.

Bëhet e ditur se nga zyrtarët policorë të rajonit ë Prishtinës, gjatë javës që lamë pas, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar;

Ø     221 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 55 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime, etj.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Ø     Në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 7 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq, theksohet se aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor kanë qenë më të theksuara.

Ø   Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi i 4462 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, thuhet tutje në njoftim.

lajme të ngjashme