Policia në Pejë gjen narkotikë në rrobat e dërguara nga nëna djalit të ndaluar NULL NULL 21.11.2024 10:15 21.11.2024 10:15 Foto ilustruse. Policia e Kosovës. Policia në Pejë ka arrestuar një shtetase të Turqisë, meqë raportohet se gjatë kontrollit në rrobat të cilat i kishte dërguar djalit të saj i cili ishte në ndalim policor, është gjetur substancë narkotike me peshë prej 4.4 gramë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.