Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia në Graz: 21 vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar pas të shtënave, në shtëpi iu gjet edhe eksploziv

NULL NULL
17.06.2025 23:38

21 vjeçari, i cili planifikoi sulmin në ish-shkollën e tij në Graz të Austrisë ku mbetën të vrarë 9 nxënës, prej tyre një vajzë nga Kosova dhe një mësues, sipas policisë ishte i magjepsur nga të shtënat në shkolla.

Por, megjithatë, motivi që e çoi deri në këtë sulm mbetet i paqartë, njofton policia e Austrisë.

“Ai lavdëroi jo vetëm aktet në përgjithësi, por edhe autorët që i kryen këto akte”, deklarojnë nga policia.

Sipas hetuesve, personi i armatosur kishte planifikuar sulmin me shumë kujdes. Derisa gjatë një kërkimi në shtëpinë e tij, policia kishte gjetur plane për sulm me eksploziv dhe bombë tubi jofunksionale.

Ndryshe, nëntë nga njëmbëdhjetë personat e plagosur në sulmin e javës së kaluar mbeten në spital, gjendja e të cilëve nuk është kritike. / Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.