Policia në Gjilan gjobit ngasësit për tejkalim të shpejtësisë dhe përdorim të celularit NULL NULL 18.03.2025 11:06 18.03.2025 11:06 Policia në Gjilan njofton se në dy raste të ndara sot ka shqiptuar gjoba në trafik ndaj dy ngasësve. Në rastin e parë ngasësi i automjetit në pikë kontrolli me radar është hasur duke tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut ka qenë 50 km/h në 111 km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro, 3 pikë negative, dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 3 muajsh. Në rastin e dytë është hasur drejtuesi i automjetit i cili ishte duke përdorur telefonin celular gjatë ngasjes, përsëritje e kundërvajtjes së njëjtë për herën e dytë. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 3 muajsh.