Policia në Gjakovë: Në xhaminë me dy minare janë vjedhur 170 euro NULL NULL 23.02.2021 13:30 23.02.2021 13:30 Mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjakovë ka ndodhur një vjedhje brenda Xhamisë së Qylit, e njohur si xhamia me dy minare. Persona të panjohur kanë thyer xhamin dhe kanë depërtuar brenda ku edhe është thyer kaca e Sadakasë dhe janë vjedhur 170 euro. Kështu për Klan Kosova tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj. “Sot me datë 23.02.2021, ankuesi ka raportuar se përmes dritares së pasme të Xhamis së Qylit, N/N persona kanë thyer xhamin dhe përmes dritares kanë depërtuar brenda ku pastaj kanë thyer edhe kacën e Sadakas (ku mblidhen të holla) dhe kanë vjedhur 170 Euro, po ashtu kanë dëmtuar edhe dy dollapa dhe një kamere të sigurisë. Në vend të ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti nën hetime”. Thyhet nga hajnat xhamia me dy minare në Gjakovë (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025