Thyhet nga hajnat xhamia me dy minare në Gjakovë (VIDEO) NULL NULL 5 days më parë 5 days më parë Është thyer nga hajnat xhamia me dy minare e njohur si “Xhamia e Qylit” në Gjakovë. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00. Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar imami i xhamisë Abdurrahman Bejtullahu. “Kur kam ardhur për ta falë sabahun dhe e kam parë xhamin thyer në katin e parë. E kam parë kasafortën e thyer dhe dy dollapë të librave”. Bejtullahu tha se sipas pamjeve të kamerave është i njëjti person i cili ka kryer vjedhje edhe para disa vjetësh në këtë xhami. “Ai e ka thyer xhamin e podrumit, ka kontrolluar dhe pasi nuk ka parë asgjë e ka thyer edhe xhamin e katit të parë. Kemi gjetë edhe njolla të gjakut. Në bazë të pamjeve nga kamerat është i njëjti person i cili ka kryer vjedhje edhe para disa vjetësh”. Ai theksoi se rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës. “Ai i ka marrë diku rreth 70 euro që i kanë lënë bëmirësit.Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës. Kanë ardh tre ekipe në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë shënimet”. Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.