Policia ndalon një infermier në Pogradec, dyshohet se abuzoi seksualisht me një grua NULL NULL 18.09.2024 21:09 18.09.2024 21:09 Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese. Policia në Pogradec ka ndaluar një 36 vjeçar, i cili është denoncuar nga një grua, me pretendimin se është abuzuar seksualisht nga ky i fundit. I dyshuari me inicialet M.M, sipas policisë është me profesion infermier në Urgjencën e Spitalit në Pogradec, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. “Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ngacmim seksual”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.