Policia ndaloi atentatin e tretë ndaj Trumpit? NULL NULL 14.10.2024 10:33 14.10.2024 10:33 Policia në Kaliforni ka arrestuar një burrë me armë pranjë një tubimi që po zhvillohej nga Donal Trump. Sipas Sky News, 49-vjeçari u gjet me një pushkë gjahu, një pistoletë të mbushur dhe një karikator me kapacitet të lartë të shtunën pasdite. Oficerët e ndaluan atë në një pikë kontrolli pranë tubimit në Coachella me një fuoristradë të zezë përpara se të mbërrinte Donald Trump, transmeton Klankosova.tv. Sherifi i qarkut Riverside, Chad Bianco tha në një konferencë shtypi të dielën se policia ndoshta “ndaloi atentatin e tretë”. Megjithatë, një zyrtar federal i zbatimit të ligjit tha se nuk ka asnjë indikacion për momentin se ka pasur një atentat ndaj Trump të shtunën. Rasti po hetohet nga Shërbimi Sekret dhe FBI.