Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia lidhur me zjarret: Disa persona janë identifikuar, rastet po trajtohen

NULL NULL
11.03.2025 16:36

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje lidhur me zjarret e fundit në rajonin e Prishtinës dhe përpjekjet e vazhdueshme parandaluese.

Nga Policia bën të ditur se disa persona të dyshuar për zjarrëvënie janë identifikuar dhe rastet po trajtohen, transmeton Klankosova.tv

Tutje, shkruhet se nga incidentet më zjarrin disa mund t’i atribuohen kushteve klimatike e disa të tjera mund të kenë ndodhur për shkaqe aksidentale.

“I bëjmë thirrje komunitetit që të qëndroj vigjilent ndaj rrethanave aktuale që ndërlidhen me zjarret, tu përmbahet udhëzimeve të sigurisë nga zjarri të shpërndara nga policia dhe mekanizmat e tjerë, të raportoj menjëherë çdo aktivitet të dyshimtë si dhe në të njëjtën kohë të shmangin veprimet ose aktivitetet të cilat mund të shkaktojnë zjarr”, shkroi ndër të tjerash Policia.

lajme të ngjashme