Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia kryen operacion me autoritetet zvicerane në disa lokacione në Kosovë

NULL NULL
08.08.2023 17:29
Policia e Kosoves
Policia e Kosoves

Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot kanë realizuar një operacion policor, bashkë me prezencën e autoriteteve zvicerane për zbatimin e urdhrit të Gjykatës Themelore  në Prishtinë.

Operacioni është bërë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. Gjatë operacionit janë sekuestruar prova relevante dhe rasti është ende në proces hetimor.

Rasti ka të bëjë me disa të pandehur, ku ata janë përfshirë në vepra penale të mashtrimit përmes sistemeve kompjuterike. Të dëmtuarit janë persona që jetojnë në Zvicër.

Gjatë operacionit policor janë  kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme në Kosovë, derisa urdhri është lëshuar përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare të autoriteteve zvicerane.

lajme të ngjashme