Policia konfiskon dy armë në Mitrovicë NULL NULL 08.01.2025 07:53 08.01.2025 07:53 Foto ilustruese Pasditen e së martës, policia në Mitrovicën e Jugut në dy raste të ndryshme ka konfiskuar dy armë. Ne rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë pistoletë. Ndërsa në rastin e dytë tek i dyshuari në posedim pa leje është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë pushkë gjuetie. Në njoftim të policisë bëhet e ditur se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18/06/2025
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 18/06/2025