Policia konfirmon djegien e dy veturave në tërësi dhe dy të tjerave pjesërisht në “Marigona” NULL NULL 19.07.2024 12:32 19.07.2024 12:32 Digjen dy vetura në lagjen Marigona, Preoc, Graçanicë Klankosova.tv ka raportuar paraditen e sotëm për një zjarr në lagjen “Marigona” të Komunës së Graçanicës. Sipas pamjeve, dy vetura kanë qenë të përfshira në tërësi nga zjarri. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Agron Borovci. Në njoftim u tha se dy vetura janë djegur në tërësi, ndërsa dy të tjera pjesërisht. Nuk raportohet për të lënduar. “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë për dy vetura të përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci. Aktualisht, zëdhënësi tha se policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. /Klankosova.tv