Policia konfirmon arrestimin e një 35 vjeçareje në Prishtinë, dyshohet se mashtroi për viza pune NULL NULL 30.07.2024 11:28 30.07.2024 11:28 Pamje nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se mbrëmë është arrestuar A.B, femër kosovare, e dyshuar për mashtrim. Sipas njoftimit të policisë, 35 vjeçarja është dërguar në mbajtje për 48 orë meqë dyshohet të kenë marrë nga së paku 9 persona, shuma të ndryshme parash duke iu premtuar terminë për viza pune, transmeton klankosova.tv. ”Hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, mbrëmë (menjëherë pas raportimit të rastit), kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën mashtrim. E dyshuara: – A.B. femër 35 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit , është dërguar në mbajtjes për 48 orë, pasi që dyshohet të kenë marrë nga së paku 9 persona, shuma të ndryshme parash, duke ju premtuar termine për viza pune. Lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar: -disa pasaporta -2 telefona – shtëpizë kompjuteri -një shumë të parave etj. Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar. Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”. Kujtojmë që Klan Kosova raportoi dje lidhur me aksionin e Forenzikës në disa agjensione. Dyshime për mashtrim me viza pune, Forenzika me aksion konfiskimi në disa agjensione tek ambasada gjermane