Policia konfirmon aksionin në Ministri të Infrastrukturës – hetime ndaj disa personave NULL NULL 12.06.2025 10:43 12.06.2025 10:43 Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës me autorizim zë Prokurorisë, ka nisur një aksion në Ministrinë e Infrastrukturës. Ky aksion po zhvillohet mbi bazën e dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga Policia e Kosovës. “Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, kanë thënë nga Policia. Më parë u raportua se tri zyrtare të kësaj ministrie janë arrestuar. /Klankosova.tv Aksion në Ministrinë e Infrastrukturës, raportohet për tri zyrtare të arrestuara