Policia kërkon ndihmën tuaj për kapjen e një të dyshuari NULL NULL 24.11.2023 15:44 24.11.2023 15:44 Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për Xhevdet Selimin nga fshati Uglar i Gjilanit të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Në njoftim thuhet se personi po kërkohet për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” i cili ka ndodhë më 22.11.2023. “Personi është: • XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 Fshati Uglar/ Gjilan. Personi kërkohet , për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” i cili ka ndodhe me 22.11.2023 në Prizren”, thuhet në njoftim. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”. “Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 029 244 355-Drejtoria Rajonale Prizren – E-mail adresa: info@kosovopolice.com”.