Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare (FOTO) NULL NULL 05.03.2024 14:46 05.03.2024 14:46 E dyshuara - klientja e cila shihet duke biseduar me shitësen Policia po kërkon ndihmë nga qytetarët, në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikim e një të dyshuare, e cila po kërkohet nga organet e rendit. Ajo dyshohet për Shpërdorim të pasurisë së huaj, dhe keqpërdorim të kartelave bankare. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, shkruan në kërkesën e policisë, përcjell Klankosova.tv.