Policia kërkon ndihmë në kapjen e Korab Gashit për plaçkitjen e argjendarisë në Suharekë NULL NULL 13.12.2023 13:51 13.12.2023 13:51 Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë për kapjen e Korab Zeqir Gashit pasi është në arrati lidhur me plaçiktjen e argjendarisë në Suharekë më 22 nëntorit. Në njoftimin e lëshuar thuhet se ndaj të dyshuarit në fjalë është lëshuar edhe urdhër arresti nga organet e drejtësisë. “Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme. Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale nga ana e Policisë. Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose përmes E-mail adresës elektronike: info@kosovopolice.com”, ka thënë Policia. /Klankosova.tv